Motra  e mbretit të Spanjës, Filipi i 6, princeshë Kristina  është liruar nga akuzat për mashtrime tatimore, ndërsa është dënuar me 6 vite dhe 3 muaj burg burri  i saj . Ishte ky vendimi që dha gjykata e Palma di Maiorca sa i përket skandalit Noos.   

 Infanta Cristina rrezikonte të dënohej me një vit burgim ndërsa i shoqi me 19 vite.

Kjo është hera e parë në historinë moderne të Spanjës që një pjesëtar i familjes mbretërore i nënshtrohet një procesi penal dhe që rrezikon burgimin.

Hetimet për skandalin Noos nisi 11 vite më parë dhe u bë simbol i korrupsionit në mesin e elitave.

Në vitin 2015 mbreti Filipe u hoqi atyre titullin dukë dhe Dukeshë e Palma di Maiorca.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com