Korrupsion, pastrim parash dhe 287 mijë € për botox, SPAK regjistron padinë e avokatit Beqiraj për Metën dhe Kryemadhin

 Korrupsion, pastrim parash dhe 287 mijë € për botox, SPAK regjistron padinë e avokatit Beqiraj për Metën dhe Kryemadhin

Idajet Beqiri , Meta dhe Kryemadhi

TIRANË- Kallëzimi i bërë në SPAK nga avokati Idajet Beqiri ka regjistruar procedimin e 3-të penal për ish kreun e shtetit Ilir Meta dhe ish kreytares së LSI-së Monika Kryemadhi. Juristi akuzoi dy nga figurat më të njohur të politikës së vendit për disa vepra penale si korrupsion, pastrim parash dhe fshehja e pasurisë.

Hetimi është në fazën paraprake të tij dhe pritet që prokurorët të verifikojnë fillimisht dokumentacionin ndërsa Beqiri konfirmoi në Report Tv se shumë shpejt do plas ‘bombën e vërtetë’. 

Kallëzimi, i cili u botua nga gazetari i Report Tv Adriatik Doçi kishte në fokus trajtimet estetike, që sipas denoncuesit, çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kryer në spitale jashtë vendit në San Marino dhe Vjenë.

Shqiptarja.com mësoi se në SPAK u depozituar një tjetër kallëzim penal ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për pastrim parash, korrupsion, fshehje pasurie etj. Dosja është referuar në SPAK nga avokati Idajet Beqiri dhe përmbante fakte për shpenzimin e qindra mijërave euro nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për t'u dobësuar dhe rimodeluar fytyrën në një klinikë VIP-ash botërore në San Marino. Bëhet fjalë për klinikën Domus Medica, në San Marino, Itali, një nga më të famshmet në botë. Referimi penal është shoqëruar edhe me një transaksion bankar me vlerë 287 mijë euro, përmes një kompanie offshore, për shërbime estetike në fytyrën e Monika Kryemadhit. Fotografitë e Monika Kryemadhit para dhe pas ndërhyrjeve estetike nuk lënë vend për dyshime sa i takon ndryshimit drastik. Paratë e shpenzuara, ashtu si paratë e hedhura për lobim, nuk janë deklaruar në ILDKP. Ndërkaq, në kallëzim thuhet se Silva Shametaj është doktoresha që ka ndjekur Monika Kryemadhin për ndërhyrjet estetike në fytyrë, ndonëse Kryemadhi ka deklaruar se bukurinë e ka trashëguar nga mamaja. Kryemadhi, në 15 mars 2020, ka gjetur rastin për të vlerësuar mjeken Silva Shametajn për punën dhe sakrificën e saj në klinikën e San Marinos.

Lidhur me këto akuza ka reguar Monika Kryemadhi për padinë e bërë nga avokati Idajet Beqiri. Kryemadhi ka mohuar se ka shpenzuar 287 mijë euro për ndërhyrje estetike, por sipas saj ka qenë në klinika jashtë shtetit për të trajtuar probleme kardiake dhe kancerin në qafën e mitrës. Ajo tha: “Edhe seksin të kisha ndërruar, nuk do kisha paguar aq”.

Referimi penal është shoqëruar edhe me një transaksion bankar me vlerë 287 mijë euro, përmes një kompanie offshore, për shërbime estetike në fytyrën e Monika Kryemadhit. Ky është kallëzimi i katërt penal ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ndërsa SPAK ka regjistruar 3 procedime panale, ndërsa po heton Ilir Metën për lobim me vlerë 700 mijë USD në SHBA, me para të padeklaruara.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet