Korrupsioni, dënohet me 15 vite burg
ish-zëvendësministri kinez i Sigurisë

Korrupsioni, dënohet me 15 vite burg<br />ish-zëvendësministri kinez i Sigurisë
 Një ish-zëvendësministër i Ministrisë së Sigurisë Publike u dënua me 15 vjet burg për marrje ryshfeti, njoftoi sot gjykata e Tianjinit.

”Li Dongsheng abuzoi me pushtetin gjatë viteve 1996-2013 për përfitime personale”, njoftoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua.

”Gjatë gjashtë viteve të fundit, Li mori pagesa apo dhurata me vlerë 3,46 milionë dollarë, nëpërmjet apo drejtpërdrejt nga të afërmit e tij”, shtoi agjencia duke cituar prokurorët e çështjes.

Li ka qenë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës si edhe mbikëqyrës i një organizmi për ndalimin e përhapjes së kulteve.

Ai i përjashtua nga partia në qershor 2014/ATSH/

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0