TIRANË- Janë 22 mijë leje legalizimesh të dhëna këto gjashtë vjet, shumica e të cilave, sipas kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame, korruptive, si dhe shumë raste të tjera korrupsini, që nga largimet konkrete nga puna e drejtorëve, të cilat do të bëhen nesër publike para medias në një takim të organizuar nga ALUIZN-i.
Nesër në orën 12, në ambientet e “ALUIZNI”-it, Rruga “Dora D’Istria”, pranë Gardës së Republikës, ose godina e ish-Auditit të Brendshëm dhe Pastrimit të Parave, do të zhvillohet një konferencë për shtyp me temë “Legalizimet dhe korrupsioni”.
Informacione, materiale, raste konkrete të shkeljeve të bëra këto vitet e fundit, por edhe një përmbledhje e situatës së përgjithshme të legalizimeve aktualisht do të bëhen të ditura.
ALUIZNI: VALË E PAIMAGJINUESHME PROTESTASH PËR Ç’KA NDODHUR VITET E FUNDIT
”Siç jeni në dijeni, duke filluar që nga ditët e para të janarit, të 14 sportelet e Drejtorive të ALUIZNI-t që mbulojnë të gjithë territorin e Republikës, kanë filluar kryerjen e procedurave për legalizimin e objekteve. Duke filluar nga 1 shkurti, grupet e ngritura të punes kanë filluar daljen në terren për përgatitjen e dokumentacionit për legalizim drejtpërdrejt pranë qytetarëve”, thuhet në një njoftim të ALUIZNI-t.
Sipas tyre, “nga momenti që qytetarët kanë filluar të kuptojnë se institucioni po funksionon seriozisht, ai është përballë një situate të paparashikuar: një valë e paimagjinueshme ankesash, protestash, denoncimesh për atë çka ka ndodhur ne vitet e fundit tek ALUIZNI”.
ALUIZNI, 1680 ANKESA NË JAVË
Bëhet e ditur se, aktualisht, po trajtohen rreth 1680 ankesa në javë, për problematika nga më të ndryshmet, “që nga rastet e pronarëve që kërkojnë përjashtim nga legalizimi ose pezullim procedurash për objektet informale të ndërtuara në pronat e tyre e deri te denoncimet për legalizime objektesh, që janë në prona publike, që nuk respektojnë distancën nga objekte të tjera, etj”.
Sipas ALUIZNI-t, “Këto dhe rastet korruptive për shumicën e 22 mijë lejeve të legalizimit, të dhëna këto 6 vjet e deri te largimet konkrete nga puna e drejtorëve me gjithë arsyet respektive, do të vihen në dispozicion të mediave”.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com