TIRANE- Një ish-zyrtar i agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave në Tiranë, i shpallur në kërkim për akuzën e korrupsionit, është arrestuar dje në Rinas. Shtetasi Altin Ceni ra në pranga kur po kthehej nga Greqia për ne Tirane. Ai ishte shpallur person ne kërkim qe nga janari i këtij viti, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Sipas akuzës, shtetasi Altin Ceni, ish-jurist i agjencisë se kthimit dhe kompensimit te pronave, bën pjese ne grupin e personave te akuzuar se duke përfituar nga posti i tyre, kanë ndryshuar klasifikimin e një sipërfaqeje toke prej 79 dynymesh, e ndodhur në plazhin e Spillesë, sic citon lajmifundit.com, pronë kjo që i është kthyer trashëgimtarëve të familjes Jenisheri.

Kësaj familje i takonte kthimi i pronës në zonë pylli ndërsa ish-zyrtari i Agjencisë së Pronave me disa persona të tjerë, e kanë kthyer pronën në tokë bregdeti të klasifikuar si tokë ranore e cila kushton shumë më tepër. Sipas akuzës se prokurorisë, kësaj familje i është kthyer toka ne bregdet ndërkohe qe tapia e vërtete tregonte se kufijtë i kishte ne rrethinat e fshatit Gose te Kavajes.
(sg/shqiptarja.com)