Themelet e kështjellës së korrupsionit dhe krimit elitar në Shqipëri pritet të tronditen gjatë muajve të ardhshëm, me sa duket, nën shembullin e Kroacisë dhe Rumanisë. Pas dy vitesh presioni dhe investimi të SHBA-BE, hapet rruga për konfiskimin e pasurive dhe parave të korrupsionit të politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të tjerë të parashikuar në ligj, të cilët nuk justifikojnë pasurinë e akumuluar me të ardhura të ligjshme të deklaruara. Përpos largimit nga detyra dhe dërgimit sipas rasteve prapa hekurave, Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion do t’i kërkojë Gjykatës Speciale konfiskimin e pasurive të paligjshme të zyrtarëve të korruptuar.
/Shqiptarja.com







