Korrupsioni me varret në Tiranë, Veliaj: Kishim 3 vite që kërkonim zbulimin e grupit

 

‘Kush i bën varrin tjetrit bie vetë brenda’. Kështu zgjodhi ta komentojë kryetari i Bashkisë së Tiranës operacionin e zhvilluar sot nga prokuroria e Tiranës për zbulimin e një grupi që shiste varre, dhe çoi në arrestimin e 8 personave. Veliaj tha në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës se bashkia kishte 3 vite që kërkonte të zbulohej se çfarë ndodhte me varret.

“Falenderoj Prokurorinë dhe Policinë e Tiranës për ndihmën. Te varrezat e Tufinës kemi pasur një shqetësim prej kohësh, ku një komunitet sekserësh, të trashëguar prej vitesh, prenotonin varre. Varrezat janë publike, nuk janë private. Ka një ligj që lejon varreza private dhe kush do që të bëjë varreza private duhet të ndjekë procedurat ligjore, të prenotojë toka, varre familjare dhe gjithçka tjetër, por jo në varrezat publike. Nuk e di nëse ata 6-7 të arrestuarit janë fajtorë, këtë duhet ta thotë policia, por shprehja “kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda” në këtë rast nuk është vetëm metaforë. Dua t’i kërkoj policisë dhe prokurorisë të vazhdojnë bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës. I falenderoj edhe drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës, edhe drejtuesit e Policisë së Tiranës për ndihmën që na dhanë”, tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

200 mijë lekë për të rezervuar një varr, 8 të arrestuar, 2 nën hetim, 2 në kërkim! Në pranga edhe përgjegjësi i sektorit të varrezave publike në bashkinë Tiranë (EMRAT)


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë