TIRANE - Ministri i Drejtësisë Nasip Naço është shprehur se mbështet nismën e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, i cili nëpërmjet një letre drejtuar Presidentit të Republikës Bujar Nishani, kërkoi hetim dhe marrje masash për 65 vendime gjyqësore të dyshimta të gjykatave për lirimin e personave me shkelje dhe rrezikshëmri të lartë.
Naço është shpregur se çdo qytetar mund të denoncojë çdo shkelje të ligjit në portalin Antikorrupsion dhe ministria e Drejtësisë sikundër Qeveria mbështetin dhe kanë prioritet luftën kundër korrupsionit, qoftë ky edhe në gjyqësor.
Gjatë fjalës së tij në takim ministri Naço e ka cilësuar të rëndë deklaratën e kryer nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani gjatë konferencës së gjyqësorit, disa ditë më parë për marrjen e rryshfeteve në bashkëpunim me avokatët në këmbim të vendimeve të njëanshme gjyqësore.
Deklaratat janë kryer pas takimit që Naço me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla patën me drejtues të prokuororisë për rekomandimet e Këshillit të Ministrave për organin e akuzës.
REKOMANDIMET E KM PER PROKURORINE
Forcimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë;
Luftën kundër korrupsionit;
Luftën kundër krimit të organizuar;
Respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
Forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Rekomandimet e Qeverisë për Prokurorinë e Përgjithshme
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rekomandimet e Qeverisë për Prokurorinë e PërgjithshmeRedaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)