Pirateri me televizionet kabllore në Elbasan, SPAK çon për gjykim dosjen: Pronarët u jepnin ryfshet zyrtarëve të AMA-s

Pirateri me televizionet kabllore në Elbasan, SPAK çon për gjykim dosjen: Pronarët u jepnin ryfshet zyrtarëve të AMA-s

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka mbyllur hetimet për korrupsionin e favorizuar nga AMA për kompanitë e televizioneve kabllore dhe ka çuar për gjykim shtatë të pandehurit, Bledar Karaj, Artan Drazhi, Adem Boriçi e Shkëlqim Sula, pronarë e punonjës të televizioneve kabllore.

Për gjykim janë dërguar edhe ish-zyrtarët e AMA-s, Izmir Hajdari, Suela Musta dhe Andrea Nathanaili.

Suela Musta anëtare e Autoritetit të Mediave Audiovizive, dhe dy ish-anëtarë të këtij institucioni Izmir Hajdari dhe Andrea Nathanaili, janë përfshirë në veprime korruptive, ku kundrejt pagesave monetare kanë favorizuar paligjshmërinë e dy televizioneve kabllore në  “Brado” në Elbasan. Në një rast personat e mësipërm kanë marë 4 milion lekë të vjetra për të favorizuar Tv Kabllor “Brado” në Elbasan, ndërkohë që janë vënë nën presin të vazhdueshëm nga pronarët e këtij TV, me qëllim që të ndikon për mos vendosjen e një gjobe. 

Personat e mësipërm u zbuluan gjatë përgjimeve në terren nga policia dhe prokuroria e Elbasanit. Vënia në përgjim e Bledar Karaj, me qëllim zbulimin e plagosjes së tij në vitin 2013, në Elbasan, ka nxjerë këtë të fundit dhe zyrtarë të AMA-s në një aferë korruptive. Këto përgjime kanë nxjerë të implikuar në korrupsion anëtaren e Autoritetit të Medias Audiovizive Suela Musta dhe dy ish-zyrtarë të AMA-s Andrea Nathanaili dhe Izmir Hajdari, por dhe dy biznesmenë.

Në datën 29 mars 2019, inspektorët e AMA-s kanë ushtruar kontroll në njësinë administrative Bradashesh, në subjektin kabllor “Brado”, në qytetin e Elbasanit. Pasi Bledar Karaj konstatoi se inspektorët kanë qenë në selinë e këtij televizioni, ai ka biseduar me ish-zyrtarin e AMA-s Andrea Nathanaili, duke i thënë se inspektorët kanë shkuar te televizioni. Nathanaili ka komunikuar me anëtaren e bordit të AMA-s Suela Mustën, duke i thënë se inspektorët kanë shkuar për kontroll te subjekti “Brado” në Elbasan dhe i ka kërkuar që të ndërhynte me qëllim largimin e tyre. Nga ana e anëtares së AMA-s, Suela Musta, pasi i kërkohet të dijë se në ç’gjendje është ky subjekt, nëse është i gjobitur apo jo, është marrë përsipër që të ndërhyjë me qëllim largimin e inspektorëve nga ky televizion dhe të mos ushtronin kontroll. Nga përgjimet rezulton se inspektorët e AMA-s kanë ushtruar kontroll në këtë subjekt dhe kanë bërë konstatimet përkatëse.

Nga ana e anëtares së AMA-s, Suela Musta, pasi i kërkohet të dijë se në ç’gjendje është ky subjekt, nëse është i gjobitur apo jo, është marrë përsipër që të ndërhyjë me qëllim largimin e inspektorëve nga ky televizion dhe të mos ushtronin kontroll. Nga përgjimet rezulton se inspektorët e AMA-s kanë ushtruar kontroll në këtë subjekt dhe kanë bërë konstatimet përkatëse.

Ndërsa nga përgjimet telefonike mes Bledar Karajt dhe vjehrrit të tij, Adem Boriçi, konstatohet se subjekti, i cili është në pronësi të Adem Boriçit dhe realisht administrohet nga dhëndërri i tij Bledari, transmetonte në mënyrë të paligjshme, pa kontratat përkatëse me televizionet e licensuara, programe të ndryshme televizive. Nga këto përgjime rezulton se Bledar Karaj dhe Adem Boriçi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, realizonin nëpërmjet televizionit kabllor “Brado” transmetime të paligjshme dhe, duke paguar shuma të ndryshme parash te Andrea Nathanaili, kërkonin prej tij ndërhyrjen tek anëtarët e bordit të AMA-s dhe punonjësve të tjerë të këtij institucioni që të mos pengoheshin në kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme. Nga përgjimet telefonike rezulton se, pasi inspektorët kanë ushtruar kontroll në subjektin “Brado”, nga ana e ish-anëtarit Andrea Nathanaili, i është kërkuar anëtares së bordit të AMA-s Suela Musta,që të ndërhynte te ndihmonte televizionin.

Akuzat

1.Izmir Hajdari, punonjës pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive, i akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”

2.Suela Musta, me detyrë anëtare e Bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, e akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

3.Andrea Nathanaili, i akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”  e  kryer në bashkëpunim.

4.Bledar Karaj, Artan Drazhi, Adem Boriçi dhe Shkëlqim Sula, pronarë/administratorë të operatorëve të transmetimit të televizioneve kabllorë, apo  punonjës pranë këtyre operatorëve, të akuzuar për kryerjen e figurave të veprave penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione  publike” e kryer në bashkëpunim, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shkelja e të drejtave të autorit” e kryer në bashkëpunim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja