Korrupsioni, Rama: Lëvizim ujra të
ndenjur,reformat jo me shkop magjik

Korrupsioni, Rama: Lëvizim ujra të<br />ndenjur,reformat jo me shkop magjik
Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe një herë aksionit për luftën ndaj korrupsionit, e ndërsa iu është përgjigjur dhe akuzave të PD-së për ngjarjet që kanë ndodhur ditët e fundit ( Video e QSUT, ish-truproja e ministres së Arsimit dhe ngjaret kriminale në Tiranë). Shefi i qeverisë në një status në rrjetin social Facebook, shkruan se kundërshtarët politikë po dalin nga binarët, e sipas tij “ngrejnë furtunë në gotë”.

Rama shkruan se qeveria po bën reforma të thella, po lëviz ujra të ndenjur. Sipas tij reformat kanë prekur dhe shumë njerëz që për 20 vite nuk kanë jetuar me ligjin dhe për këtë tani ka pakënaqësi. Shefi i qeverisë thotë se reformat nuk bëhen me shkop magjik, e për këtë duhet durim. 

Statusi i plotë i kryeministrit Edi Rama

E pate se si u ngrit nje furtune ne gote me nje video nga QSUT qe tani na del se qenka e manipuluar?!

E pate se si u ngrit nje furtune ne gote per nje truproje ministri qe u tha "bente lek me punesime" dhe pastaj na doli se s'kishte punesuar dot askend, po kishte humbur edhe punen e vet per te shkuar para drejtesise?

E pate se si u ngrit nje furtune ne gote per nje "luftetare" kunder korrupsionit qe u tha se e larguam ngaqe u trembëm prej heroizmit te saj dhe pastaj na doli se qenka nje abuzuese e paepur me ligjin e me detyren shteterore?!

Shume shpejt do ta shihni edhe se si, po njesoj, ne gote eshte ngritur dhe furtuna mbi ngjarjet e fundit kriminale ne Tirane. Vetem pak durim, sepse ne kete rast ka nje hetim qe kerkon kohen e vet.

Po bejme reforma te thella. Po levizim ujra te ndenjur e te qelbur prej vitesh. Po prekim interesa te medha dhe struktura te konsoliduara prej kohesh per se prapthi.

Natyrshem kundershtaret politike po dalin edhe me shume nga binaret e arsyes. Natyrshem kundershtaret mediatike po hidhen edhe me lart perpjete se zakonisht per ta bere tra çdo qime. Krejt natyrshem po krijohen edhe pakenaqesi mes atyre qe u eshte prishur nje menyre e caktuar bashkejetese me shtetin e me ligjin, apo mes atyre qe pas njezet vjet zhgenjimesh i duan gjerat te zgjidhen te gjitha me shkopin magjik.

Sepse ne nuk qeverisim per pushtetin tone, po e kemi vene pushtetin ne sherbim te interesave te kombit tone, te vendit tone, te njerezve te ketij vendi. Te femijeve te Shqiperise ne radhe te pare.

Prandaj dy gjera jane te qarta:

1. Qeveria reagon menjehere ndaj çdo krimi, abuzimi e shkeljeje dhe shteti ne teresi ka filluar te reagoje pas shume vitesh paralize.

2. Lajmet e furtunave qe perhapen ne forma deri edhe histerike duke i perfshire shikuesit, degjuesit, lexuesit ne vorbulla te ngritura pa analizuar e verifikuar faktet e pretenduara, duhen marre me shume rezerve.

Kurajo, Shqiperia po rilind dhe siç nuk ka lindje pa dhimbje as rilindje pa sakrifica e veshtiresi nuk mund te kete! 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!