Korrupsioni, Rama takon krerët
e institucioneve të pavarura
Kryeministri Edi Rama mbledh në një tryezë krerët e institucioneve të pavarura për të kërkuar thellimin e bashkëpunimit si dhe për të rritur forcën ndëshkuese në lidhje me rastet e korrupsionit dhe ndëshkimin e zyrtarëve të çfarëdo niveli.
TIRANE- Kryeministri Edi Rama mbledh për herë të parë në një takim të gjıthë krerët e institucioneve të pavarura për të kërkuar thellimin e bashkëpunimit si dhe për të rritur forcën ndëshkuese në lidhje me rastet e korrupsionit dhe ndëshkimin e zyrtarëve të çfarëdo niveli.
Në takimin që u zhvillua sot në kryeministri kanë qenë të pranishëm Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror,
Visho Ajazi Lika, Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Lefterie Lleshi, Inspektorja e Përgjithshme e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave, Zana Xhuka, si dhe Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa.
Kryeministria përmes njoftimit për shtyp informon se "u diskutua mbi forcimin e urave të bashkëpunimit mes institucioneve ligjzbatuese dhe Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit."
"Gjatë fjalës së tij Kryeministri theksoi rëndësinë e pasjes së një bashkëpunimi sa më efikas për të garantuar një proces të konsoliduar të shkëmbimit të informacionit dhe për të rritur forcën ndëshkuese në lidhje me rastet e korrupsionit dhe ndëshkimin e zyrtarëve të çfarëdo niveli. Për më tepër, Qeveria së bashku me institucionet e pavarura duhet të ndërmarrin veprime në unison për të adresuar probleme kyçe të axhendës evropiane me qëllim anëtarësimin e afërt në BE."- nënvizohet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga kryeministria.
Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, Bledar Çuçi i cili ndodhej në këtë takim kërkoi nga krerët e institucioneve të pavarura kushtetuese të kenë më shumë bashkëpunim dhe të mbajnë pozicionin e pavarur e kushtetues
“Ka vend për bashkëpunim të ngushtë të të gjithë aktorëve, por gjithsecili duke mbajtur pozicionin e tij të pavarur e kushtetues” – u shpreh Çuçi duke përmendur nevojën për strukturimin sa më të mirë të marrëdhënies midis Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit dhe institucioneve të pavarura në mënyrë që të rritet efikasiteti i luftës kundër korrupsionit.
Informohet se nga të gjithë krerët e institucioneve të pavarura u shpreh mbështetja e plotë në punën dhe objektivat e Qeverisë dhe të Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit. Gjithashtu u ra dakord mbi ngritjen e bashkëpunimit në nivelin e duhur, si dhe ndërmarrjen e një serie veprimesh konkrete dhe për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin në Shqipëri.
Kjo është hera e parë që kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim krerët e insitucioneve të pavarura që me marrjen e qeverisë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7702
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane
24 Nëntor, 14:47
-
'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi
24 Nëntor, 14:38
-
'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje
24 Nëntor, 14:28
-
Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve
24 Nëntor, 14:26
-
'Fitorja jonë në 2025 përfundimtare', Rama nga Londra: Të shpëtojnë opozitën nga pengmarrësit e diskretituar nga historia
24 Nëntor, 14:23
-
'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion
24 Nëntor, 14:21
-
Vrasja e 14 vjeçarit, Rama: E bënë mish për top, në luftën për pushtet! Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare
24 Nëntor, 14:14
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani
24 Nëntor, 14:00
-
Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj
24 Nëntor, 13:57
-
Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana! Po motivohen protesta kundër qeverisë
24 Nëntor, 13:55
-
Rama në Londër kritika Braverman: Ish-ministrja e Brendshme i quajti shqiptarët pushtues! Ju jeni kontrubues
24 Nëntor, 13:47
-
Rama për protestën para takimit në Londër: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana
24 Nëntor, 13:40