Pas 15 orë marrjeje në pyetje, prokurorët francezë kanë dalë në verdiktin zyrtar të akuzës që rëndon mbi ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy. Akuzat që rëndojnë mbi ish-presidentin 59-vjeçar janë “korrupsion dhe ndikim në një hetim penal” ndaj tij.  Sipas raportimeve të BBC, nëse çështja e Sarkozy shkon në gjyq dhe gjenden prova të mjaftueshme kundër tij, ai mund të dënohet deri në 5 vjet burg dhe 500 mijë euro gjobë. Nën hetim janë edhe avokati i tij, Thierry Herzog dhe një gjyqtar Gilbert Azibert mbi të cilët rëndojnë të njëjtat akuza.

Hetuesit po përpiqen të vërtetojnë që 59-vjeçari Sarkozy i kishte premtuar një post më të lartë gjyqtarit Azibert në këmbim të informacionit rreth gjykimit të hetimit të ti për korrupsion. Ndërkohë që avokatët mbrojtës thonë se do të kontestojnë provat e vetme, përgjimet telefonike.

Nga ana tjetër, Sakozy pretendon që akuzat ndaj të janë të motivuara politikisht, pasi ish-presidenti po kërkon të marrë lidershipin e partisë së qendrës së djathtë.

Kjo mendohet të jetë hera e parë që një ish-kryetar shteti të mbahet në paraburgim policor, qoftë edhe për pak orë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)