Edhe gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar, sipërmarrësit e kanë perceptuar korrupsionin, por edhe funksionimin e burokracisë shtetërore në përgjithësi, si shqetësimin më serioz në biznes. Këtë tregoi vrojtimi më i fundit i Bankës së Shqipërisë. Për të gjithë sektorët e ekonomisë, korrupsioni qëndron në krye të listës së problemeve, i ndjekur nga informaliteti dhe për sektorë të veçantë, furnizimi me energji elektrike. Biznesi shqiptar ende raporton shfrytëzim të ulët të kapaciteteve prodhuese, ndonëse tendenca është e luhatshme, për sektorë të ndryshëm.