Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ka dhënë të drejtë deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, sa i takon korrupsionit. “Ambasadori Lu ka të drejtë.
/Shqiptarja.com
Ndaj korrupsionit shkatërues, që than palma dhe blen pisha, që gllabëron qindra milionë euro me koncesione, që asgjëson miliona euro të tjera duke shkulur e ngulur pllaka rrugës e lyer fasada, ka vetem një rrugë: E keqja duhet ndalur sot, nesër është vonë”, ka thënë Vasili.
Përmes një statusi në Facebook, Vasili ka bërë thirrje që “të gjithë të ngrihemi në këmbë kundër kryeministrit narko-hajdut!”.
g.f. / shqiptarja.com











