Korrupsioni Zgjedhor, KVV:Adresim
të problematikave nga komisioni

Korrupsioni Zgjedhor, KVV:Adresim<br />të problematikave nga komisioni
Koalicioni i Vëzhguesve Vendor i ka dërguar një letër komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore ku i kërkon adresimin real të problematikave të konstatuara për atë që konsiderohet “Korrupsioni Zgjedhor”.

Sipas KVV-së Komisioni i Posaçëm Parlamentar i Reformës Zgjedhore, në përmbushje të vullnetit politik të shprehur, duhet të kryejë një reformë zgjedhore të plotë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse duke adresuar në thelb fenomenet përbërëse të Korrupsionit Zgjedhor

Këtë letër KVV ia ka dërguar edhe drejtuesve më të lartë të institucioneve shtetërore, partive politike, trupit diplomatik dhe organizmave ndërkombëtarë në formën e një dokumenti që përmbledh problematika dhe rekomandime të dala nga Konferenca Kombëtare me temë “Korrupsioni zgjedhor; Nevoja për një reformë elektorale të thelluar dhe gjithëpërfshirëse”, të organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë.

Problematikat dhe rekomandimet e paraqitura në këtë Dokument janë një kontribut i dalë nga referimet dhe diskutimet e kryera gjatë grupeve të punës përgjatë Konferencës, si dhe nga konsultimi më i gjerë i bërë më pas në rrethin e organizatave të shoqërisë civile, ku KVV përveçse është një nga aktorët kontribuues, ka edhe rolin e organizatorit dhe facilituesit në këtë nismë.

KVV thekson se ky Dokument, para së gjithash, sjell në vëmendje se garancia për një trajtim serioz të problematikave të pasqyruara mbetet zbatimi deri në fund i vullnetit të përbashkët, të shprehur nga të gjithë pjesëmarrësit e Konferencës, për realizimin e një Reforme Zgjedhore të plotë, të thelluar, gjithëpërfshirëse dhe transparente, si një domosdoshmëri për adresimin real të fenomeneve që përbëjnë atë që quhet “Korrupsion Zgjedhor” në sistemin shqiptar të zgjedhjeve.
 
 KVV tërheq vëmendjen se në këtë moment është mjaft i domosdoshëm çdo kontribut i çdo aktori të shoqërisë e veçanërisht i medias në funksion të një përpjekje të përbashkët për të nxitur më tej vullnetin politik në tërësi, dhe atë të anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore në veçanti, për të realizuar në kohë një reformë të arrirë dhe konform standardeve më të mira demokratike ndërkombëtare.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës