CEO i kompanisë Alexandros Kosenas shprehet se deri në vitin 2018 do të hapen edhe 6 pika të reja shitjesh në të gjithë Shqipërinë duke qënë pranë të gjithë konsumatorëve shqiptarë.
Intervistë me CEO e kompanisë ‘Neptun’ Alexandros Kosenas
1.Tregu i pajisjeve elektroshtëpijake dhe elektronike që nga vitet ’90 ka qenë një nga sektorët më aktivë në tregtinë me pakicë në Shqipëri. Ky segment ka tërhequr natyrshëm shumë subjekte, por edhe shumë individë, shqiptarë e të huaj, që të investohen në shitjen e këtyre mallrave, duke parë edhe leverdinë që sjell tregtimi i tyre. Çfarë ofron kompania Neptun, që subjektet e tjerë nuk e ofrojnë? Mendoni që një klient duhet të zgjedhë dyqanet e kompanisë tuaj para të tjerëve?
Neptun është një nga kompanitë e para që operojnë në sektorin elektronikë të konsumit, besoj se një nga arritjet kryesore të kësaj organizate është përshtatja e vazhdueshme me ndryshimet në treg dhe vlera që shtojmë në përvojën e konsumatorit përmes investimeve tona në këtë sektor ... Sot , kemi arritur në një pike që njohja e markës është shumë e lartë, duke arritur 97% të popullsisë, ne jemi një pikë referimi për rrjetet e tjera dhe ne kemi krijuar trende dhe risi në tregun shqiptar ...
Përfitimet që u ofrojmë klientëve tanë janë shumë specifike: Ne jemi kompania e vetme që është e autorizuar nga markat më të mira të botës (LG, SONY, BEKO, BOSCH, SAMSUNG, APPLE etj.) për të ofruar produktet e tyre në Shqipëri dhe mbulimin e tyre me kushtet e garancisë zyrtare. Sa i përket çmimeve dhe varietetit, ne po sjellim kushtet më të mira në treg për shkak të marrëdhënieve tona të drejtpërdrejta me shitësit, si dhe i ofrojme konsumatorit mënyra alternative pagese. Përtej kësaj, një nga avantazhet kryesore konkurruese të Neptun është se ne jemi konsideruar si një opsion i besueshëm për klientët tanë dhe ne jemi të përqendruar në përmirësimin e përditshëm të shërbimit të klientëve ... Neptun është pjesë e grupit më të madh në Shqipëri, BALFIN, i cili ka gjurmë shumë të suksesshme në sektorin e shitjes me pakicë dhe garanton një qasje të dedikuar konsumatorit për secilën prej veprimeve tona.
2.Në vendin tonë një përqindje e konsiderueshme e mallrave të konsumit, edhe në sektorin për të cilin po flasim, shitet e blihet “në të zezë”. Çfarë dëmi shkakton tregu informal për klientët dhe për subjektet tregtare serioze?
Është një realitet që shumë sektorë të industrisë së tregtisë me pakicë po vuajnë pasojat e informalitetit që aktualisht është një nga sfidat kryesore me të cilat përballen të gjithë investitorët seriozë. Dëmi i shkaktuar nga transaksione të tilla ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë kombëtare, në kompanitë që konkurrojnë në një sektor të caktuar dhe sigurisht tek konsumatori fundor. Dëmtimi më i dukshëm në ekonomi është se qeveria po humbet të ardhura nga taksat të cilat përndryshe do të ishin kanalizuar për të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj ... Prandaj, kompanitë informale përmes operimit të tyre aktualisht ulin produktivitetin e përgjithshëm të një vendi. Sa i përket kompanive që veprojnë në një sektor, konkurrenca midis tyre është deformuar për shkak se lojtarët informalë dhe jo-efikase qëndrojnë në biznes dhe dekurajojnë ose madje nuk lejojnë bizneset produktive të fitojnë pozicionin që meritojnë në treg dhe të ekzekutojnë plane investimi që ngrejnë përfitimet e konsumatorëve.
Për shembull, në telefoninë celulare, një sektor që është prekur rëndë nga informaliteti, konsumatorët duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk ka absolutisht asnjë garanci reale për të mbrojtur investimet e tyre derisa gjendja dhe origjina e produkteve të tilla është e diskutueshme ... Për fat të keq, përderisa ne po flasim për këtë kategori, është vërejtur se sot, pjesa më e madhe e mallrave të tregtuara ose janë të rinovuara ose nuk janë produkte origjinale. Prandaj, nga ana ime dëshiroj të theksoj ndërgjegjësimin e konsumatorëve për përfitimet që marrin nga një biznes formal, të cilat janë të lidhura me garancinë dhe autenticitetin e produktit, mbrojtjen e
të drejtave të tyre të konsumatorit sipas kornizës ligjore përkatëse dhe siguria e një blerje të sigurt.
3. Cila është përhapja gjeografike e kompanisë Neptun në Shqipëri?
Sot, Neptun është absolutisht shitësi më i madh në aspektin e vëllimit të shitjeve, prezencës gjeografike dhe sipërfaqes komerciale. Afërsia është një nga shtyllat tona strategjike që mbështesin vizionin tonë të korporatës për tregun shqiptar. Në vendin tonë aktualisht operojmë me 22 dyqane, duke mbuluar të gjitha qytetet me popullsi mbi 50.000 banorë dhe duke zgjeruar më së fundi praninë tonë dhe në zonat me popullsi > 20.000 ... Gjithashtu, prania jonë është shumë e suksesshme dhe jashtë kufijve shqiptarë dhe sot rrjeti Neptun numëron 55 pika shitjeje në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë si dhe aktualisht është shitësi më i madh produkteve elektronike në Ballkanin Perëndimor ...
4. Çfarë shërbimesh të reja, përveç mallit, ofroni në dyqanet dhe serviset tuaja? Pasi ne si kliente kerkojme gjithmone e me teper, duam sa me shume vlere te shtuar, duam te jemi te sigurt ne ate qe blejme, jo te marrim vetem nje pajisje qe mund ta gjesh edhe diku tjeter.
Është fakt që zakonet e profilit të konsumatorëve po ndryshojnë ose më mirë të themi po zhvillohen dhe kjo është një sfidë e madhe për kompanitë të optimizojnë aksionet e tyre në mënyrë që të përmbushin kërkesat e konsumatorit dhe të mbajnë pozicionin e tyre në tregun shqiptar. Hulumtimet tregojnë se, në dekadën e fundit, ekziston një trend i drejtimit të klientëve shqiptarë ndaj shitësve të organizuar sepse përfitimet këtu janë më të larta se çdo opsion tjetër... Unë besoj se Neptun është ndër shitësit që e krijuan dhe e mbështesin këtë prirje. Udhëtimi i klientit në Neptun nuk përfundon me transaksionin e një produkti ... Vitet e fundit ne kemi zhvilluar disa shërbime me vlerë të shtuar që mbulojnë nevojat e klientit 360 gradë... Këto përfshijnë, shërbimet e riparimit brenda dyqanit, shpërndarjen, instalimin dhe demonstrimin e pajisjes , sigurimin e mëtejshëm të transaksionit duke zgjatur kushtet e garancisë deri në 2 vjet, shërbimet e mirëmbajtjes, optimizimin e mënyrave alternative të pagesës me norma mujore.
5. Në cilat drejtime mendoni të përqendroheni në të ardhmen?
Orientimi ynë i me konsumatorin në qendër është një forcë udhëheqëse e cila përcakton strategjitë tona. Zgjerimi i mëtejshëm në qytete më të vogla për të përmirësuar afërsinë me klientët është një nga taktikat kryesore për tu zgjeruar... Deri në fund të vitit 2018 ne planifikojmë të hapim edhe 6 pika të tjera shitjesh në Shqipëri dhe paralelisht kemi vënë prioritet optimizimin e eksperiencës së klientëve tanë brenda dyqaneve Neptun. Sot, një plan i madh i rimodelimit është vënë tashmë në proces dhe brenda vitit 2018 presim të përmirësojmë ambjentet e dyqaneve në një nivel tjetër i cili do të ofrojë një eksperiencë më të mirë blerjeje për miqtë tanë. Një tjetër risi e rëndësishme është optimizimi i programit tonë të besnikërisë (Karta Happy) i cili aktualisht numëron 130.000 anëtarë dhe do të pasurohet me veprime lidhëse që do të ofrojnë përfitime të mëtejshme për mbajtësit e kartave.
Së fundmi, nga pozicioni që kemi sot ne ndiejmë detyrimin etik të kontribuojm në shoqëri me aktivitete të ndryshme CSR. Këto përfshijnë praninë tonë në ngjarjet kulturore dhe atletike, por kryesisht duke mbështetur aktivitetet e dy institucioneve që përpiqen në mënyrë aktive për të integruar në shoqëri dhe për të përmirësuar cilësinë e jetesës së fëmijëve me sindromën Doën.
CEO i kompanisë Neptun Alexandros Kosenas
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com