Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu i ka drejtuar sot një pyetje ‘ngacmuese’ kryeministrit Edi Rama, në Këshillin e Atlantikut në Washington, SHBA.

​“Amerikanët dashurojnë basketbollin zoti Kryeministër. A ka diçka për të cilin basketbolli ju ndihmon që të jeni një kryeministër më i mirë”, pyeti Lu.

Ndërsa, Rama u përgjigj kështu:

"Kjo nuk është një çështje për të cilën do të flas nesër me Presidentin Obama; për fusha basketbolli në institucione apo për mënyrën se si basketbolli të ndihmon të jesh më i mirë se të tjerë".

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)