TIRANË- Zv. Shefi i Misionit në Detyrë, Dan Koski tha se SHBA do të mbështesë Shqipërisë në luftën e saj kundër një nga sëmundjeve, siç ai e ka cilësuar, më të këqija në vend, korrupsionin. Gjatë ceremonisë së vlerësimit të 12 investiguesve, Koski deklaroi se është një kurë e vështirë, por kurrsesi e pamundur.
"Si çdo mjeke e përqendruar në shërimin e pacientit të saj, për të trajtuar shkaqet thelbësore të ekstremizmit të dhunshëm, Shqipëria duhet së pari të shërojë sëmundjet e korrupsionit dhe mënjanimit politik, të cilat kanë margjinalizuar shumë prej qytetarëve të saj. Kura mund të mos jetë e lehtë por është e mundur, dhe Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të japin mbështetjen e tyre në përpjekjet e Shqipërisë për ta arritur këtë gjë”, that Zv. Shefi i Misionit në Detyrë Dan Koski gjatë ceremonisë në vlerësim të 12 investiguesve të zbatimit të ligjit në Drejtorinë e Anti-Terrorizmit dhe Krimit Kibernetik, të cilët përfunduan kursin e “Hetimit të Përparuar në Internet dhe Media Sociale” këtë javë.
I organizuar nga Asistenca për Trajnim Anti-terrorizëm e Departamentit të Shtetit dhe me koordinimin e Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës Amerikane, ky ishte kursi i fundit në një seri prej dhjetë kursesh të udhëhequr nga ekspertë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara. Trajnimi është pjesë e një programi prej 1.3 milionë dollarësh i Asistencës për Trajnim Anti-Terrorizëm në mbështetje të Policisë së Shtetit dhe Njësisë Antiterrorizëm, për të rritur aftësitë e tyre në hetimet kundër terrorizmit.