Kosovë, 10 të vdekur nga orteku
Dhjetë persona kanë humbur jetën nga pasojat e motit të keq, në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit në Kosovën jugore.
KOSOVË - Arrin në dhjetë numri i të vdekurve nga orteku që ka rënë dje në fshatin Restelicë të komunës së Sharrit. Ekipet e kërkim- shpëtimit që po vazhdojnë gjurmimet në vendin e tragjedisë, sot kanë gjetur edhe tre trupa të pajetë.
Një ortek i madh borë ka shkatërruar gjashtë shtëpi në këtë fshat dhe ekipet e shpëtimit deri tash kanë konfirmuar se shtatë veta kanë humbur jetën, ndërsa po bëhen përpjekje për të shpëtuar të paktën edhe tre persona të tjerë që besohet se janë nën ortekun e borës.
Ekipet e shpëtimit nxorën nga gërmadhat e njërës nga shtëpitë një vajzë rreth 5 vjeçe, e cila i kishte mbijetuar ortekut. Ata thanë se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
Qindra pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë përfshirë në operacionin e kërkim shpëtimit të mbështetur nga trupat e forcave paqeruajtëse dhe qytetarë të shumtë. Autoritetet thanë se orteku me një thellësi prej 10 metrash dhe me gjerësi prej 500 metrash ka goditur 15 shtëpi në fshatin Restelicë, që ndodhet në trekëndëshin Kosovë – Shqipëri – Maqedoni.
Operacioni është vështirësuar shumë gjatë orëve të natës për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe erës së fortë, që kanë pamundësuar depërtimin e makinerive të rënda në fshat.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e cilësoi ngjarje të rëndë dhe të trishtueshme humbjen e jetëve në Restelicë. Në një deklaratë për opinion thuhet se institucionet e Kosovës dhe mekanizmat ndërkombëtarë, po bëjnë gjithçka që është e mundur që të ngujuarit të nxirren sa më shpejt.
Edhe qeveria e Kosovës duke shprehur ngushëllimet e saj për jetët e humbura ka theksuar se po ndjek nga afër situatën në fshatin Restelicë. Solidaritetin e tyre me situatën e kanë shprehur edhe partitë politike në vend.
Kosova është goditur nga moti i lig me reshje të mëdha bore dhe temperatura të ulta që kanë vështirësuar jetën. Reshjet e djeshme të borës kanë shkaktuar shumë vështirësi në komunat perëndimore të Deçanit dhe të Pejës, duke lënë edhe shume fshatra të izoluara. Vështirësi lëvizjeje ka edhe në disa komuna të tjera të Kosovës cilat kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.7%
-
Jo
49.8%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 7439
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në Shëngjin, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për banesat dhe bizneset! Do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri
30 Korrik, 22:51
-
Zjarr në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: Dy fjalë për ata që gjetën 'fajtorët', shpëtuam banorët nga flakët por jo nga shfryrja pafre e fantazisë së tërbuar
30 Korrik, 22:45
-
Gara e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit
30 Korrik, 22:36
-
7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen
30 Korrik, 22:21
-
Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'
30 Korrik, 22:15
-
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët
30 Korrik, 22:02
-
Masud Pezeshkian betohet si president i ri i Iranit
30 Korrik, 21:44
-
Dash Sula nuk përmbahet gjatë seancës plenare, hipën mbi tavolinë dhe u thërret kolegëve
30 Korrik, 21:29
-
Mero Baze: Për të qetësuar të 'egërsuarit' e sotëm të opozitës
30 Korrik, 21:18
-
Zbardhen emrat e Asamblesë së re Kombëtare të PS-së! Zgjidhet anëtare edhe Helena Kaçe, 'pasardhësja' e Ramës
30 Korrik, 21:11
-
Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i varkës, Policia shpëton 6 persona
30 Korrik, 21:10
-
Sulmi izraelit në bastionin e Hezbollahut, humb jetën komandanti i lartë! Lëshohen raketa në veri të Izraelit
30 Korrik, 21:01