Në shtëpinë e të dyshuarit të parë janë gjetur 17 kg substancë narkotike që dyshohet se është e llojit heroinë, dhe një sasi e preparateve për përzierje të substancave narkotike, një peshore, një mikser si dhe janë sekuestruar 15.287.00 euro.
Në veturën e njërit nga të dyshuarit janë gjetur 150 gram substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit heroinë. Në shtëpi i janë gjetur 2.400 euro dhe një pistoletë e tipit “Cërvena Zastava” 7.65 mm dhe 50 fishekë 7.65 mm.
Shuma e përgjithshme e heroinës së konfiskuar është: 17kg e 150gr dhe ajo e parave të konfiskuara është: 17.985.00 euro. ah/shqiptarja.com/