Kosovë, aktakuzë për 11 pjestarë
të njësisë speciale policore, ROSU
Një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë sw Prishtinws, ka ngritur akuzë në Gjykatën e Prishtinës kundër 11 pjesëtarëve të Njësisë për Operacione Speciale të Policisë së Kosovës.
PRISHTINE - Një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Themelore ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër njëmbëdhjetë pjesëtarëve të Njësisë për Operacione Speciale të Policisë së Kosovës (më parë e njohur si “ROSU”).
Sipas njoftimi të EULEX, të pandehurit akuzohen për Keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimit publik, në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 198 në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal; për Sulm, në kundërshtim me paragrafët 1,2 dhe 3 të nenit 187 në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal, dhe për Kanosje, në kundërshtim me paragrafin 4 në lidhje me paragrafin 1 të nenit 185 të Kodit Penal, shkruan Zëri.
“Akuzat kanë të bëjnë me pohimet për dhunën e ushtruar nga njëmbëdhjetë pjesëtarët e PK-së kundër dhjetë të paraburgosurve serbë të Kosovës, tani palë të dëmtuara, më 8 janar 2013. Dhjetë palët e dëmtuara serbë të Kosovës qenë arrestuar nga policët e PK-së më 7 janar 2013, Krishtlindjet Ortodokse, janë mbajtur në paraburgim për një natë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe janë liruar më 8 janar 2013 pas seancës dëgjimore në Gjykatën për Kundërvajtje në Prishtinë.
Dhuna e pohuar ka ndodhur më 8 janar 2013 derisa ata po transportoheshin nga pjesëtarët e Njësisë për Operacione Speciale të Policisë së Kosovës prej Qendrës së Paraburgimit për në Gjykatën për Kundërvajtje, si dhe në Gjykatën për Kundërvajtje”, thuhet në komunikatën e EULEX-it.
Më tutje thuhet se hetimet janë kryer nga një ekip i përbashkët i hetuesve nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe të Policisë së EULEX-it nën drejtimin e një prokurori ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4390
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31