Kosovë, arrestohen 4
zyrtarë të korruptua

Kosovë, arrestohen 4<br />zyrtarë të korruptua
Policia e Kosovës ka arritur të vërë nën arrest katër zyrtare, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, mashtrimit, falsifikim dokumentesh dhe dhënie ryshfeti.

Hetimet nisën pas një denoncimi anonim. Në denoncim thuhej se në Qendrën Komunale të Regjistrimit Civil në Rahovec ishte marrë një pasaportë në mënyrë të jashtëligjshme.

Zyrtarët kanë pranuar aplikimin për pasaportë pa qenë prezent personi dhe duke e lëshuar atë me autorizim të falsifikuar.

Pas kësaj mësohet se autorizimi i falsifikuar është përdorur pranë Gjykatës Komunale në Rahovec.

Të arrestuarit janë V.S dhe S.S zyrtarë në QKRC në Rahovec, të cilët kanë pranuar aplikimin për pasaportë, A.G, zyrtar administrativ në Gjykatën Komunale në Rahovec, i cili dyshohet të ketë legalizuar autorizim pa qenë prezent pala që ka dhënë autorizimin dhe A.M, i cili dyshohet se dhënë ryshfet për nxjerrjen.

Personi që duhej të merrte pasaportën ishte i burgosur në Gjermani.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik