Kosovë, bllokohen 12 mijë
fishek dhe një Kallashnikov

Kosovë, bllokohen 12 mijë<br />fishek dhe një Kallashnikov
Policia e Kosovës në bashkëpunim me oficerët e doganës kanë arritur të bllokojnë në pikën kufitare të Vermicës 12 mijë fishekë dhe një armë automatike tip Kallashnikov të fshehura në një automjet.

“Makina u vendos të kontrollohej pasi ka lindur dyshimi për arsye te peshës së veturës dhe kohës së arritjes. Pas kontrollit të detajuar është zbuluar municioni në kuti metalike dhe në paketime letre. Në pjesët anësore të automjetit janë zbuluar municioni shtesë si dhe një armë automatike AK-47. Sasia e fishekëve prej 7.62 mm ishte 12256 copë”, thuhet në njoftimin nga Dogana e Kosovës.

Kurse më 3 janar pasdite është ndaluar për kontroll një automjet GOLF IV me targa të Republikës së Shqipërisë, ku gjatë kontrollit janë gjetur 62 fishekë (12 mm) të gjuetisë, prodhim italian të fshehur në valixhe dhe në vende të ndryshme e makinës.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza