Stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë është përfshirë nga zjarri në mëngjesin e sotëm. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 08:35, në tribunat dhe dhomat e zhveshjes së stadiumit buzë lumit Ibër.

Pas shpërthimit të zjarrit një ekip i zjarrfikësve ka bërë përpjekje që të fikë flakët që kishin përfshirë tribunën.

Togeri i Policisë, Nuhi Fejza i ka thënë se zjarri ka shpërthyer papritur, ndërsa ekipet emergjente kanë reaguar.“Për momentin nuk i dimë shkaqet e zjarrit”, ka thënë Fejza për Kohen Ditore.

Riza Lushta






d.b/shqiptarja.com