PRISHTINE- Besimtarët myslimanë në Kosovë kanë festuar Kurban Bajramin me shumë lutje e mesazhe besimi, dashurie e tolerance. Drejtuesit më të lartë të Kosovës, Presidentja Atifete Jahjaga e Kryeministri Hashim Thaçi në mesazhet e urimit theksuan se Republika e Kosovës është shembull i tolerancës dhe i bashkëjetesës së besimeve dhe se kjo festë e Kurban Bajramit e gjen në rrugën e rritjes së mirëqenies dhe të sukseseve.
Manifestimi qendror është zhvilluar në mëngjes në Xhaminë e Madhe në kryeqytet, Prishtinë, ku faljes së Namazit i priu Kryeimami i Kosovës Sabri Bajgora, i cili mbajti edhe Hytben e Kurban Bajramit.
Ai ftoi të gjithë që të kontribuojnë edhe më shumë për ndërtimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të vendit, që kudo në vend mbretërojë rendi, ligji e rregulli.
"Të ndërtojmë një shoqëri që do të respektojë vlerat qytetëruese të popullit të Kosovës, duke respektuar etninë, gjuhën dhe besimin e çdo qytetari të saj, dhe duke u angazhuar fuqishëm për afirmimin dhe kultivimin e vlerave pozitive", theksoi ai.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, si tradicionalisht, gjatë paraditës, ka organizuar pritje në selinë e saj, ku kanë shkuar për të uruar dhe personalitete të larta shtetërore e politikës së vendit dhe të pranisë ndërkombëtarë.
(s.g/atsh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com