Kosovë, ish-guvernatori
i BQK deklarohet i pafajshëm

Kosovë, ish-guvernatori<br />i BQK deklarohet i pafajshëm
Një nga gjyqtarët e misionit EULEX në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër ish guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi.

Gjykatësi i ka hedhur poshtë pesë pika të aktakuzës kundër Hashim Rexhepit, të cilat përfshinin veprat penale: Keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit dhe mashtrim.

Aryetimi u bazua në faktin se, megjithëse ish-Guvernatori kishte ndërmarrë disa veprime jo të duhura, puna e tij nuk ishte e lidhur me shfrytëzimin e pushtetit apo autoritetit zyrtar, prandaj nuk ka keqpërdorim të detyrës.

Aktakuza është konfirmuar vetëm në lidhje me pikën 6 kundër Ibish Mazrekut, pasi kishte prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar se personi në fjalë ka shkelur ligjin.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online