Kosovë, kryeparlamentari Krasniqi
nën hetim, i dyshuar për krime lufte
DËSHMIA/ Kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi u përball sot me një prokuror ndërkombëtar, i cili ka vënë emrin e tij në listën e të dyshuarave për krime lufte në procesit që tashmë quhet “Grupi i Drenicës”.
PRISHTINE - Kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi u përball sot me një prokuror ndërkombëtar, i cili ka vënë emrin e tij në listën e të dyshuarave për krime lufte në procesit që tashmë quhet “Grupi i Drenicës”.
Pas disa minutave të kaluara në prokurorinë e Eulexit, kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka dalë nga aty së bashku me avokatin e tij mbrojtës Mexhid Syla.
Syla nuk ka shpjeguar shumë se për qfarë bëhet fjalë duke u thirrur në “sekrete gjyqësore” mirëpo ka pranuar se ekziston dyshimi nga disa dëshmitarë të mbrojtur të cilët akuzojnë zotrin Krasniqin për gjërat të cilat kinse ai i ka bërë.
“Jakup Krasniqi është i dyshuar për momentin. Ende nuk ka ndonjë sqarim të gjykatës por vetëm është thirrur që të jap disa sqarime. Akuzat kanë ardhur nga dëshmitarë të mbrojtur me shifra A dhe B të cilët janë shumë të paqartë”, ka thënë avokati mbrojtës Mexhid Syla.
KRASNIQI NJE NGA ANETARET E SHTABIT TE UKÇKryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili ka qenë njëri nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, gjatë ditës do të mund të merret në pyetje si i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile, gjatë periudhës 1998-1999.
Siç thuhet, pavarësisht nga rezultatet e hetimeve, Jakup Krasniqi mund të përfshihet në aktakuzën që tashmë ngritur për Sylejman Selimin, Ismet Haxhën, Nexhat Çubrelin dhe Shefki Hysenin.
Ndryshe gazetari Milaim Zeka në prononcimin e parë para mediave pas bastisjes së kryer nga EULEX, ka zbuluar disa prej bisedave që i ka pasur me dëshmitarët e mbrojtur.
Ai ka akuzuar EULEX’in se ka nxitur ose paguar dëshmitarët që të bëjnë deklarime kundër personave të caktuar.
Sipas tij, për shkak të kësaj disa dëshmitarë kanë përdorur imagjinatën përtej çdo kufiri. Në mesin e të cilave ishte edhe rasti i një dëshmitari, që rrëfen se kur i kanë dërguar në fshatin Likoc në Drenicë, të burgosurave ish-zëdhënësi i UÇK’së, tash Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi iu ka prerë flokët dhe me të njëjtat gërshërë i ka prerë edhe buzën.
Ndërkohë, Gazeta Express ka bërë përpjekje të marrë një qëndrim nga Kryeparlamentari Krasniqi, por kjo ka qenë e pamundur. As stafi i tij s’ka dashur ta komentojë këtë lajm, derisa në EULEX kanë thënë s’mund të japin ende kurrfarë informacioni zyrtar.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4232
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02