Kosovë, liberalizimi i vizave
vështirë se do të ndodhë më 2014

PRISHTINE - Përfaqësues të partive politike dyshojnë nëse institucionet e Kosovës do të arrijnë të përmbushin detyrimet për liberalizimin e vizave dhe që ky proces të përmbyllet më 2014.

Përveç ngecjeve, edhe kushtet e vëna nga Komisioni Evropian rrisin dyshimin se qytetarët e Kosovës shumë shpejt mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.
 
“Nuk pres që në vitin e ardhshëm ne të kemi liberalizimin e vizave. Pres që të ketë përparime në proces, por nuk besoj që do të kemi liberalizim të vizave në 2014”, ka deklaruar Xhavit Haliti, anëtar i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane.
 
Krimi i organizuar dhe korrupsioni, sipas përfaqësuesve politik-ë, por edhe misionit faktmbledhës të KE-së konsiderohen sfidat kryesore të këtij procesit, shkruan sot “Koha Ditore”.
 
Integrimi i qëndrueshëm i personave të riatdhesuar, lëshimi i dokumenteve të gjendjes civile me kod të sigurisë, lidhja elektronike e data-bazës së Agjencisë së Regjistrimit Civil me data-bazën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe trajnimi i Policisë Kufitare, janë disa nga rekomandimet e Misionit faktmbledhës të Komisionit Evropian për institucionet e vendit për përmbushjen e kritereve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen