Kosovë, ligj kundër pastrimit të
parave e financimit të terrorizmit

Kosovë, ligj kundër pastrimit të<br />parave e financimit të terrorizmit
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.Kryeministri Isa Mustafa tha se, ligji i ri përcakton masat, autoritetet kompetente dhe procedurat për zbulimin, parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

“Bëhet fjalë për një ligj, i cili është tepër i rëndësishëm në këtë fazë sa i përket luftës kundër krimit, korrupsionit, por edhe parandalimit të financimit të terrorizmit dhe ekstremizmit. Gjë që përbën edhe një prej masave, që si Qeveria, Parlamenti, por edhe institucionet e tjera të Republikës së Kosovës duhet të ndërmarrin në këtë periudhë”, tha Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës.

Kabineti qeveritar ka themeluar gjithashtu një zyrë të posaçme për sfidat e mijëvjeçarit, pasi Kosova është përfituese e këtij programi nga Shtetet e Bashkuara, zyrë që do të fokusohet kryesisht në transformimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Zëvendëskryeministri Kujtim Shala tha se, në vitin 2018, Kosovës do t’i jepen rreth 250 milionë dollarë për sfidat e mijëvjeçarit, gjë që përbën edhe një mbështetje të drejtpërdrejtë për Qeverinë dhe shtetin e Kosovës, nga ana e Shteteve të Bashkuara.tch

Redaksia online
(shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten