KOSOVË - Ka patur gjithmonë një diskutim rreth çështjes për ndalimin e duhanit në lokale. Disa e zbatojnë e disa jo. Por, kësaj rradhe, në disa lokale të Prishtinës, krahas shenjës së duhanit kanë filluar të vendosen edhe shenja që tregojnë se nuk lejohet puthja nga çiftet në lokale.

Disa prej lokaleve në Prishtinë i pengon fakti që një çift të puthet, dhe kjo sepse vendos në "siklet" klientët e tjerë.

Kështu, një pjesë e mirë e këtyre lokaleve, kanë filluar ta aplikojnë këtë gjë duke vendosur shenja të dukshme sapo hynë në lokal, shkruan gazeta Express.

Kjo është një masë e vendosur nga vetë pronarët e lokaleve dhe puthja nuk ndalohet me ligj.

Por, ajo që është e ndaluar me ligj edhe ende nuk po zbatohet, është lejimi i duhanit në pjesën më të madhe të lokaleve.


ndalohet puthja ne lokale


(v.gj/shqiptarja.com)