Kosovë-Maqedoni, vetëm me letërnjoftime

Zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, pret të hënën ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Poposki, të cilët pritet të nënshkruajnë dy marrëveshje, për kalim të kufirit mes dy vendeve me letërnjoftime, si dhe marrëveshja për hapjen e vendkalimit kufitar Stançiq-Bellanoc, të cilat më pas duhet të ratifikohen edhe nga parlamentet e dy shteteve.

Takimi i dy homologëve në Prishtinë, i është konfirmuar korrrspodentit tonë Besnik Iseni,nga ambasadori i Kosovës në këtë vend, Ylber Hysa.

Thaçi dhe Popovskipritet të diskutojnë edhe për autostradën Shkup-Prishtinë, si dhe për projektet e përbashkëta në nismat rajonale.ATSH


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën