Kosovë, miratohet projektligji 15
vjet burg kush lufton jashtë vendit
Ky projektligji ua ndalon qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit, në dënime që variojnë nga, 3 deri në 15 vjet burg.
KOSOVE - Me 48 vota pro, 10 kundër dhe 4 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës. Ky projektligji ua ndalon qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit, në dënime që variojnë nga, 3 deri në 15 vjet burg.
Nxjerrja e këtij ligji, ka ardhur si nevojë e sanksionimit të pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në konfliktet jashtë territorit, pas rasteve të evidentuara tashmë të pjesëmarrjes së dhjetëra personave në luftën e Sirisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se ky projektligj ka ardhur për qëllim mbrojtjen e interesit shtetëror dhe sigurisë kombëtare. Sipas tij, është vërejtur një trend i rritjes së numrit të individëve të cilët me rritjen e vatrave të krizës në botë e me qëllim të realizimit të përfitimit të sferave të tyre të interesit po u bashkohen në formë të organizuar apo të pavarur kryengritjeve apo konflikteve të ndryshme jashtë vendit.
Edhe pse ky projektligj u miratua në parim, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia e Drejtësisë, janë shprehur kundër votimit, duke thënë se nëse dëshirojnë ta bëjnë parandalimin e qytetarëve të Kosovës në organizatat terroriste apo grupet terroriste, atëherë kjo gjë duhet të rregullohet me një ligj kundër terrorizmit.
Marrë nga 'Kosovapress'
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
24.6%
-
Njësoj
14.7%
-
Më keq
60.7%
Vota total: 3744
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mafia e shezlloneve dhe fushata anti-kombëtare: “Shqipëria s’ka turistë”
1 Gusht, 17:37
-
Liverpooli ndjek 'këmba-këmbës' Kristjan Asllanin, mesfushori pëlqehet edhe nga Dortmundi
1 Gusht, 17:30
-
Zbërthimi i grupit kriminal të vëllezërve nga Elbasani, SPAK: Sekuestrohen apartamente, vila, tokë, banesë 4 kate dhe llogari bankare
1 Gusht, 17:28
-
Të fuqizuar nga tregu ndërkombëtar i drogës, SPAK: Grupi kriminal i vëllezërve pastruan paratë në ndërtim në Tiranë, Durrës dhe Elbasan
1 Gusht, 17:19
-
Jemi më të bukurit apo më të shëmtuarit? Edhe në turizëm debati ynë është në ekstrem
1 Gusht, 17:13
-
U grabitën 10 mln euro në Rinas, SPAK: Vjedhja e 2019 u krye nga organizata kriminale e vëllezërve Çopja
1 Gusht, 17:05
-
'Plumbi i Artë 2', SPAK zbardh pas 5 vitesh vrasjen e Andi Zylyfit, djali i hallës së Endrit Alibejt
1 Gusht, 17:00
-
Paris 2024/ E mërkura nata e rekordeve! Pan theu rekordin botëror dhe Marchand vendosi dy rekorde olimpike brenda dy orësh
1 Gusht, 17:00
-
DETAJE/ Vëllezërit Çopja korruptuan gjyqtarë në Elbasan! SPAK: Rekrutuan punonjësen e Gjykatës t'iu jepte të dhëna sekrete
1 Gusht, 16:48
-
SPAK zbardh motivin e Masakrës së Bradasheshit! Vëllezërit Çopja tentuan 4 herë të vrasin Erjon Alibejn, 2 herë Nuredin Dumanin
1 Gusht, 16:36
-
Paris 2024/ Kosova në vendin e dytë, më mirë se 'Dardanët' ka bërë vetëm Serbia! Shqipëria kërkon medaljen e parë Olimpike
1 Gusht, 16:32
-
SPAK: Franc Çopja, porosiste vrasjet me pagesë! Paratë i çonte me Exchange
1 Gusht, 16:30