Kosovë, nesër zgjidhet presidenti 
Shërbimet: Pritet dhunë e tensione

Kosovë, nesër zgjidhet presidenti <br />Shërbimet: Pritet dhunë e tensione
Shërbimet sekrete të huaja që janë në Prishtinë, kanë paralajmëruar autoritetet se të premten, ditë kur është vendosur edhe zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës, do të ketë dhunë. 

E premtja në Kosovë pritet të jetë e zjarrtë dhe me tensione. Të paktën ky është paralajmërimi nga shërbimet secrete të huaja që janë në Prishtinë. Autoritetet janë paralajmëruar për një përplasje të mundshme mes aktivistëve të opozitës dhe atyre që janë pro Hashim Thacit, i cili pritet të zgjidhet President. 

Sipas tyre frika më e madhe është për një përleshje të armatosura në mes atyre që mund të festojnë pro zgjedhje së HashimThacit në këtë post e atyre kundër. 
Duke filluar nga ambasada amerikane, edhe ambasadat e tjera i kanë këshilluar qytetarët e vetë të jenë të kujdesshëm. Skenari më i keq është ai i një përplasje civile. 

Ndërkohë aktivistë dhe mbështetës të opozitës kanë kaluar natën e dytë në Sheshin Skënderbe në Prishtinë, duke u zotuar se do të qëndrojnë atje derisa qeveria të japë dorëheqje. Opozita kundërshton marrëveshjet që ka nënshkruar qeveria në lidhje me bashkësinë e komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshjene kufirit me Malin e ZI. 

Por ajo që i ka nxehur më tepër gjakrat është vendimi që nesër në orën 11, në një seancë të jashtëzakonshme të zgjidhet presidenti i ri vendit. Kandidatë për president janë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Rafet Rama, po ashtu nga kjo parti.

Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 7 mars të zgjedhë presidentin e ri ose të thërrasë zgjedhje të parakohshme.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin