Kosovë, Nuland: Luftoni krimin dhe
miratoni vijën kufitare me Malin e Zi

Kosovë, Nuland: Luftoni krimin dhe<br />miratoni vijën kufitare me Malin e Zi
Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland ka mbërritur në Kosovë dhe ka takuar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Më pas është takuar edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli  si dhe me kryeministrin Isa Mustafa.

Në takim u bisedua për proceset aktuale nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.

 Nuland theksoi se Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqishëm Kosovën në ecjen e saj përpara. Në këtë kontekst ajo shtoi se forcimi i sundimit të ligjit, i sistemit të drejtësisë, dhe luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar, janë thelbësore për përparimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media nga Kuvendi i Kosovës.

“Në takim u bisedua edhe për transformimin e FSK-së si proces i domosdoshëm në kuadër të forcimit të shtetit të Kosovës”, thuhet në këtë njoftim.

Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit me takimet në Prishtinë, ka nisur vizitën e saj në rajonin e Ballkanit dhe gjatë ditës do të udhëtojë për në Tiranë, dhe më 11 korrik do të vazhdojë vizitat edhe në Beograd e Shkup.

Ndërsa në takimin me Presidentin e Kosovës, duke folur për zhvillimet në Kosovë, Thaçi tha se skena politike tani i ka tejkaluar pamjet e shëmtuara që janë parë më herët dhe shtoi se është koha që vëmendja të kthehet tek vendimet e rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

“Demarkacioni me Malin e Zi duhet të miratohet nga parlamenti sa më parë. Pa të drejtë është kthyer në një çështje politike që po dënon pa të drejtë qytetarët e Kosovës duke ua vonuar liberalizimin e vizave, por duke e vonuar edhe konsolidimin e shtetit”, u shpreh presidenti Thaçi.

Takimi me Mustafën 
Në takimin me Kryeministrin Isa Mustafa, ndihmës sekretarja amerikane, Nuloand theksoi rëndësinë e adresimit të çështjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi si një proces shumë i rëndësishëm për hapjen e perspektives eurointegruese të Kosovës.

Gjatë takimit, ajo i përcolli kryeministri Mustafa përshëndetjet e presidentit Obama nga Samiti Varshavës, si dhe vlerësoi progresin e arritur në Kosovë duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të SHBA-së për proceset në Kosovë.

Nuland gjithashtu vlerësoi reformat e ndërmarra në zhvillimin ekonomik, në luftën kundër terrorizmit si dhe shprehu përkrahjen për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”. Ajo inkurajoi që të vazhdohet me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nga ana e tij, Kryeministri Mustafa informoi për progresin e arritur në proceset eurointegruese, në zhvillimin ekonomik dhe në fuqizimin e shtetit ligjor. Ai foli edhe për proceset aktuale dhe për përkushtimin e institucioneve të Kosovës në adresimin e çështjeve të rëndësishme që lidhen me të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland (2)Mustafa tha se institucionet e Kosovës, duke u bazuar edhe në përkrahjen e ofruar nga SHBA-të, do të adresojnë çështjen e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, duke i hapur udhë lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës në vendet e BE-së.

Duke shprehur mirënjohjenpër përkrahjen e ofruar për Kosovën, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e plotë për fuqizimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës. Ai po ashtu, theksoi interesimin që të punohet në riformatimin e Qeverisë, i cili do të përfshijë zvogëlimin e kabinetit, përfshirjen e njerëzve të rinj si dhe rritjen e efikasitetit dhe përshpejtimin e proceseve reformuese.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, zëvendës asistenti i sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Michael Carpenter si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.
 


Redaksia Online
M.Ç/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin