Kosovë, nxirret nga dëbora
viktima e 10 e ortekut

Kosovë, nxirret nga dëbora<br />viktima e 10 e ortekut
PRISHTINË –Sot në mesditë është gjetur edhe viktima e dhjetë dhe e fundit e tragjedisë së Restelicës.
Gjatë operacionit të kërkimit nën rrënojat e shtëpisë së përmbysur nga dëbora ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjetën trupin e pajetë të një tjetër anëtari të familjes Reka. Sipas RTK, viktima u gjet rreth orës 13.35.  Ndërkaq Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Kadri Kastrati e shpalli të përfunduar operacionin e FSK-së në Restelicë. Një ortek i fuqishëm dëbore goditi afro 15 shtëpi të shtunën në fshatin Restelicë të Dragashit duke shkaktuar vdekjen e dhjetë anëtarëve të familjes Reka. Por, nxjerrja e gjallë nga rrënojat e të voglës së familjes Reka, Amserës pesë-vjeçare e vetmja e mbijetuar në Restelicë, ishte një mrekulli e kësaj tragjedie të rëndë, që pikëlloi jo vetëm Kosovën.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët