Kosovë, orteku dëmton 10 shtëpi
dhe shkakton 2 të vdeku

Kosovë, orteku dëmton 10 shtëpi<br />dhe shkakton 2 të vdeku
Bora e ditëve të fundit ka bllokuar të gjithë rajonin e Dragashit, përkatësisht fshatin Reselelicë të kësaj komune. Në këtë fashat mësohet se ka rënë një ortek bore mbi 10 shtëpi duke shkaktuar edhe viktima.

Policia e Kosovës sot rreth orës 09:25 ka deklaruar se në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit, ka rrëshqitur një ortek i bores me ç’rast ka mbuluar në tërësi dhjetë deri në pesëmbëdhjetë shtëpi të këtij fshati, gjashtë prej të cilave janë mbuluar tërësisht.

Bëhet e ditur se nga orteku i rënë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa brenda shtëpive ka edhe 11 persona të tjerë. Sipas informacioneve nga terreni dy nga këto shtëpi kanë qenë të banueshme ndërsa të tjerat kanë qene të pabanuara.

Policia e Kosovës është mobilizuar menjëherë si dhe ka informuar të gjitha instancat komunale, departamentet për menaxhimin e emergjencave, shërbimet mjekësore, kompanitë për pastrimin e borës, Forcën e Sigurisë së Kosovë dhe KFOR-in, në mënyrë që të koordinohen të gjitha angazhimet e përbashkëta për menaxhimin e kësaj situate. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024