Kosovë,Pacolli: Do udhëheqim
qeverinë pas 8 qershorit

Kosovë,Pacolli: Do udhëheqim<br />qeverinë pas 8 qershorit
Kosovë - Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli shprehet i bindur se ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të jenë vendimmarrës dhe do ta drejtojnë qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit. Ai thotë se lista për deputet në Kuvendin e Kosovës do të jetë me njerëz profesionistë e me duar të pastra.
 
Këto komente Pacolli i bëri pas aderimit të degës së Partisë Social Demokrate në Gjilan, në AKR.
 
Pacolli gjatë prezantimit të aderimeve të reja në partinë e tij, tha se ky grup po i bashkohet AKR-së, jo për ta dëmtuar dikë apo ndonjë parti tjetër, por për të fuqizuar idenë e tyre për çka janë angazhuar edhe më herët.
 
Duke pasur njerëz profesionist, me duar të pastra, Pacolli u shpreh i bindur se pas 8 qershorit, ai dhe bashkëpunëtorët e tij do ta drejtojnë ekzekutivin e vendit.
 
“Ne do të jemi vendimmarrës në qeverinë e ardhshëm dhe unë me bashkëpunëtorët e mijë do ta drejtojmë ekzekutivin e vendit...sigurisht, është surprizë kjo”,-tha Pacolli.
 
Lideri i AKR-së, theksoi se lista e tyre për deputet do të jetë e fuqishme dhe se do të jetë me njerëz me duar të pastra.
 
“Sigurisht lista e AKR-së, do të jetë e fuqishme, do ta shihni. Për listat kemi folur shumë herë dhe këto pyetje shumë herë janë bërë. Dhe sot jam shumë i lumtur t’iu them se asnjë prej listave për Kuvendin apo për zgjedhjet lokale nuk ka qenë ai që na ka zhgënjyer dhe që ka qenë pjesë e punëve q ë nuk i përkasin një shoqërie të civilizuar. Edhe lista kësaj radhe do të jetë listë shumë e përzgjedhur, e njerëzve të ndershëm me duar të pastra dhe një listë e profesionistëve, vullnetit tëmirë, e njerëzve që gjithë energjinë e tyre e kanë shpenzuar duke kontribuuar për shoqërinë kosovare”,-shtoi Pacolli.
/KosovaPress/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike