Kosovë, presidentja Jahjaga
me diplomë ilegale

Kosovë, presidentja Jahjaga<br />me diplomë ilegale
Zyrtarë të lartë policorë, përfshirë edhe presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, duket se janë të pajisur me diploma ilegale. Këtë fakt e konstaton një hetim i brendshëm i Policisë së Kosovës, i filluar më 2009.

Sipas medieve, pavarësisht se legjislacioni kosovar detyron çdo institucion të lartë arsimor në Kosovë që të licencohet dhe akreditohet për të zhvilluar veprimtarinë e tij, këtë nuk e ka bërë Universiteti i Sarajevës, në të cilin pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë ndjekur programe magjistrature dhe studime specialistike.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë ndjekur dy trajnime sipas një marrëveshjeve të lidhur ndërmjet Policisë së Kosovës në vitin 2006, me Institutin për Kriminologji dhe Studime të Sigurisë të Fakultetit të Shkencave të Kriminalistikës të Universitetit të Sarajevës, me dekan Ramo Maslesa, por që ky institucion nuk ka pasur licencë.

“Fakultetit të Kriminalistikës të AAB-së i është refuzuar licenca për të funksionuar për shkak të mungesës së pajisjeve dhe objektit adekuat”, thuhet në raport.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri