Qeveria e Kosovës miratoi në mëngjesin e së enjtes projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe e dërgoi atë për miratim në parlamentin e Kosovës. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje së bashku me qytetarët u mblodhën para ambienteve të Kuvendit për të protestuar me qëllimin për të parandaluar kalimin e demarkacionit në Kuvend. Të pranishëm janë edhe forca të shumta policie.
 
Në një njoftim zyrtar thuhet se ratifikimi i demarkacionit nuk është në rend dite ndërsa mediat kosovare konfirmojnë se ky proces do të realizohet para vizitës së Joe Biden në Kosovë në 17 gusht. Gjate fjalës e mbajtur ne séance Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti e cilësoi marrëveshjen si kapitullim të Kosovës duke fajësuar presidentin Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe kryetarin e komisionit shtetëror Murat Meha.
 
 Ndërkohë Opozita ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet për të penguar miratimin e kësaj marrëveshjeje duke theksuar se nuk mund të këmbehet territori me lëvizjen pa viza. Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është vënë si kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vonesa e saj mund të bllokojë planet për miratimin e liberalizimit në strukturat e Bashkimit Evropian.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com