Kosovë, reagojnë serbët e veriut:
Nuk do bëhemi pjesë e FAK-ut
Serbët e veriut kanë hedhur poshtë njëzëri lajmin se mbështësin krijmin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK), raportojnë mediat kosovare. Koordinatori i ekipit të menaxhimit për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, Ljubomir Mariç, ka mohuar zërat se ai e mbështet krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe pjesëmarrjen e serbëve në të.
KOSOVE - Serbët e veriut kanë hedhur poshtë njëzëri lajmin se mbështësin krijmin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK), raportojnë mediat kosovare. Koordinatori i ekipit të menaxhimit për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, Ljubomir Mariç, ka mohuar zërat se ai e mbështet krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe pjesëmarrjen e serbëve në të.
“Unë kategorikisht e mohoj dhe hedh poshtë deklaratën si krejtësisht të pavërtetë për mbështetjen e përfaqësuesve të komunitetit serb në Kosovë për idenë e formimit të një të ashtuquajture ‘Ushtria e Kosovës’, si dhe pjesëmarrjen e popullit serb në krijimin dhe funksionimin e saj”, thuhet në deklaratën e Mariçit, transmeton “Blic”.
Kjo deklaratë e tij erdhi pas një letre që Iniciativa Qytetare Serbe kishte dërguar në adresë të disa mediave, ku thuhej se përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës mbështesin idenë për krijimin e zonave të forcave të sigurisë në të cilat do të pasqyrojnë përbërjen etnike të popullsisë.
“Ne paralajmërojmë rreziqet e kësaj deklarate të rreme të sajuar, që ka për qëllim të sjellë kaos dhe të mashtrojë publikun.” tha Mariç
Sipas mediave kosovare, krahas Mariç, në këtë listë bënin pjesë edhe përfaqësues të tjerë të rëndësishëm të serbëve të veriut, si shefi i Qarkut të Mitrovicës, kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Këshillat e Përkohshëm të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin-Potokut dhe Leposaviqit.
Ndërkaq ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se Forcat e Armatosura të Kosovës për Serbinë janë krejtësisht të papranueshme. Ai ka thënë se Serbia nuk e ka ndërmend që në kuadër të dialogut, ose në ndonjë mënyrë tjetër, të bisedojë për këtë çështje.
“Janë të gabuarae interpretimet se ne po kërkojmë ndonjë aneks. Ne nuk kërkojmë asnjë aneks të Marrëveshjes së Brukselit. Ne nuk kërkojmë kurrfarë aneksi ose negociata për ushtrinë e Kosovës, s‘ka ushtri Kosova”, ka thënë Vulin.
Ai ka bërë të ditur se Serbia nuk ka hequr dorë nga kërkesa për thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për këtë çështje dhe ka shtuar se nuk varet nga Serbia se kur do të mbahet ajo.
“Përqark Kosovës është situatë krejtësisht e qetë. Serbia nuk do ta sulmojë territorin e vet. As Shqipëria dhe Maqedonia me siguri nuk do ta sulmojnë Kosovën. Nga kush kanë për t’u mbrojtur ata? Ai territor është nën garancitë më të mëdha të bashkësisë ndërkombëtare dhe formimi i çfarëdo ushtrie të Kosovës do të paralajmëronte mundësinë e konflikteve ndëretnike”, ka përfunduar Vulin.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.7%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deklarata e përbashkët e drejtuesve të PPE për të konfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës, partia e Melonit nuk e nënshkruan
19 Shkurt, 11:07
-
Krujë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një banesë private, humb jetën 35-vjeçari (EMRI)
19 Shkurt, 11:03
-
Goditja e grupit të drogës në Tiranë, një pjesë e të arrestuarve ishin taksistë, shpërndanin lëndën narkotike! Dozat shiteshin edhe me skuter elektrik
19 Shkurt, 10:48
-
'Arresti në burg' instrument për statistika penale? SPAK i përgjigjet PS-së me shifra: Nga 2791 persona në paraburgim, vetëm 270 hetohen nga ne
19 Shkurt, 10:46
-
'O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do', Rama vijon me postimet për Bufin, kësaj radhe i tkurrur: Thaje kënetën me votë (VIDEO)
19 Shkurt, 10:43
-
Kapet hajduti i kasafortave në Tiranë, 57-vjeçari i dënuar më parë zbulohet pas 5 vjedhjeve (VIDEO)
19 Shkurt, 10:36
-
Olsian Çela miraton masat për zgjedhjet e 11 majit: Do ngrihen seksione të posaçme në Prokurori për hetimin e krimeve elektorale, brenda 10 ditëve
19 Shkurt, 10:34
-
Operacioni antidrogë Itali-Shqipëri-Spanjë/ Tre të arrestuarit në Vlorë vëzhgoheshin prej ditësh, kishin rolin e shpërndarjes së drogës në Romë
19 Shkurt, 10:29
-
Champions League/ Katër skuadra siguruan biletat për më tej, mësohen kundërshtarët e mundshëm të tyre në fazën e 1/8-ave
19 Shkurt, 10:28
-
Disfatë totale dhe eliminim, Berat Gjimshiti: Urime për Brugge, e vështirë të gjej fjalët
19 Shkurt, 10:12
-
Operacioni 'Blic 34'/ Goditja e rrjetit të shpërndarësve të drogës pranë shkollave në Tiranë, arrestohet në Tepelenë 27-vjeçari i shpallur në kërkim
19 Shkurt, 10:07
-
Do shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës, tërhiqet nga gjykimi Ilirjana Olldashi! Çështja i kalon gjyqtarit Engert Pëllumbi
19 Shkurt, 09:53