Kosovë, rezolutë për përfundimin
e pavarësisë së mbikqyru

Kosovë, rezolutë për përfundimin<br />e pavarësisë së mbikqyru
PRISHTINE- Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme, ku do të debatohet një projekt-rezolutë për t’i dhënë fund fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

Rezoluta është propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo projekt-rezolutë nuk është mbështetur vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka parë atë si një “tentativë të qeverisë Thaci për të mbuluar koncesionet në negociatat me Serbinë”.

Të shtunën, kryeministri Hashim Thaçi ka biseduar me liderët e partive politike, përfshirë edhe opozitën - përveç Vetëvendosjes - ku ka marrë mbështetjen për kryerjen e obligimeve që dalin nga Pakoja e Ahtisarit, si parakusht i vendosur nga Grupi Ndërkombëtar Drejtues, për t’i dhënë fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe kalimit në fazën e pavarësisë së plotë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset