Kosovë-Serbi, arrihet marrëveshja
pë 6 pikëkalimet kufitare

Kosovë-Serbi, arrihet marrëveshja<br />pë 6 pikëkalimet kufitare
Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, tha sonte se “në parim është arritur marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit".

Më tutje në intervistën për RTK-në ajo vlerësoi se kjo është një “ngjarje e madhe”.

Bisedimet ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë u mbajtën sot në Bruksel. Ndërmjetësues në këtë dialog është Bashkimi Evropian.

Sipas Edita Tahirit, me Menaxhimin e Integruar të Kufirit, përfshihen 6 vendkalime kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë. Me këtë marrëveshje, sipas saj, “janë mbrojtur interesat kombëtare të Kosovës dhe është respektuar Kushtetuta e Kosovës”.

Ajo theksoi, se duke pasur parasysh qëndrimin konstruktiv të Kosovës në këto bisedime, tash pritet udhërrëfyesi për liberalizim të vizave dhe marrëdhëniet kontraktuale me Kosovën.

(Shqiptarja.com - Evropa e Lirë )

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sinqeriteti i Platinisë: Futbolli në Olimpiadë sa për të mbushur stadiumet

Sinqeriteti i Platinisë: Futbolli në Olimpiadë sa për të mbushur stadiumet