Kosovë, shpërthimi në termocentral
dëmtoi 12 shtëpi dhe 4 biznese

Kosovë, shpërthimi në termocentral<br />dëmtoi 12 shtëpi dhe 4 biznese
Pas shpërthimit i cili ka ndodhur në termocentralin Kosova A, janë dëmtuar 12 shtëpi, 4 biznese si dhe janë evakuuar banorët nga vendi i shpërthimit dhe afërsia e tij, kështu ka thënë kryetari i Obiliqit për Kosovapress, Xhafer Gashi.
 
Dy nga 12 shtëpitë sipas Gashit, janë dëmtuar shumë rëndë, ku shtabi i emergjencës është duke e rregulluar qëndrimin e familjeve, kurse për të identifikuar dëmet e shkaktuara nga shpërthimi është duke u marrë shtabi nga Komuna e Obiliqit.
 
Edhe Policia e Kosovës, kishin bllokuar rrugën për të mos kaluar as makinat, as njerëzit nga ajo rrugë.
 
“12 shtëpi, 4 biznese, dy shtëpi janë shumë të dëmtuara dhe shtabi i emergjencës po e rregullon qëndrimin e tyre. Janë dy shtabe emergjente njëri është nga QKMF shtab profesional mjekësor, dhe një shtab nga komuna e po merret me identifikimin e dëmeve që janë shkaktuar”, ka theksuar Gashi.
 
Banorët të cilët e kanë pasur afër këtë shpërthim, kanë treguar për Kosovapress, se janë shqetësuar shumë nga shpërthimi, duke mos e ditur se çfarë ka ndodhur.

Njëri nga ta është Rushit Isufi, nga fshati Mazgit, ku shtëpia e tij ndodhet rreth një kilometër e gjysmë larg termocentralit Kosova A.
 
Ai ka treguar, se në momentin e shpërthimit është dëgjuar zhurmë aq e madhe dhe kanë parë shumë tym të zi.
 
Isufi, ka thënë se nga ky shpërthim i madh nuk janë bërë dëme në shtëpinë e tij, megjithatë janë hapur plasat në mure të shtëpisë.

 “Po jam dal në atë moment thash u rrëzuar edhe shpija, krejt mundeni me pa qe e ka kris vene vene, nuk dita mo qa u bo hiq, e kemi pa këtu afër tym i zi shkojke, dej vonë e morëm vesh që ka shpërthyer diçka. Unë hala nuk e di, qitu jemi qe s’di sa, as NATO as nuk kom ni qasi krisme. Edhe dritaret i ka livrit. Kjo nganjëherë lëshon një far ushtime por, sikur sot kurrë jo”, ka thënë Isufi.
 
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, është shprehur se rreziku ka kaluar dhe është shprehur se gjithë banorët e evakuuar mund të kthehen në shtë pitë e tyre përveç dy shtëpive të cilat janë dëmtuar shumë rëndë./A.Qamili -KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring