Persona deri më tani të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri dy automjete të EULEX-it që po lëviznin në drejtim të pikës kufitare Bërnjak në veri të Kosovës. Famirësisht nga ky sulm nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:00 në fshatin Banjë afër Bërnjakut.

Incidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeljeviç, e cila ka thënë se nuk ka pasur të lënduar dhe se ekipi operativ në Mitrovicë po merret me rastin.

Menjëherë pas ngjarjes, helikopterë të Eulex mbikqyrën veriun e vendit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)