Kosovë, Thaçi në mbështjetje
të Krasniqit: Lufta jonë e drejtë

PRISHTINE - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë në krah të kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi i cili së fundmi është marrë në pyetje nga prokurorët e EULEX-it, pasi është vënë nën hetim për krime lufte. Krasniqi ka qenë një nga anëtarët e shtabit të UÇK-së, gjatë luftës në Kosovë.
 
Në profilin e tij në Facebook, Thaçi shkruan se, lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare.
 
“Të dashur bashkëluftëtarë,
Kam qenë me Ju gjithmonë dhe jam përkrah Jush edhe sot në betejat jo të drejta gjyqësore, në të cilat, po ballafaqohen Selimi, dhe Lushtaku, dhe së fundi edhe Krasniqi, që u sfidua nga një intervistim përndjekës bazuar si duket në thashetheme”, shkruan Thaçi në Facebook.
 
Kryeministri i Kosovës thekson se: “Lufta jonë ka qenë e drejtë dhe çlirimtare”.
 
“Asnjë proces gjyqësor me argumente gjysmake nuk mund ta ndryshojë historinë. Duke qenë në anën e së drejtës dhe principeve, kemi qenë dhe do të dalim fitimtarë”, përfundon shënimi i kryeministrit Hashim Thaçi në Facebook, duke i dalë në mbështetje, Jakup Krasniqit dhe luftëtarëve të tjerë që janë nën akuzë për krime lufte.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin, që të fitojë kohë

New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin, që të fitojë kohë