Kosovë, videoja e Ramush Haradinaj:
Unë nuk e di pse jam musliman
Në internet është duke qarkulluar një video, ku Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj mban një fjalim në gjuhën angleze lidhur me fenë në Kosovë dhe faktin se më parë familja e tij ka qenë katolike.
PRISHTINË - Kryetari i AAK-së dita ditës është duke shkuar drejt pikëpamjeve që për religjionin në Kosovë ka pasur Presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova. Në një video që po bën xhiron nëpër rrjete sociale, ish-Kryeministri i vendit dhe pretendenti më i zellshëm për ta marrë ketë detyrë, në mënyrë të relaksuar dhe me nga pak humor u shpjegon një takim ndërkombëtarësh se cila është përkatësia e tij fetare dhe cila është gjendja në vendin tonë.
"Me gjenerata familja ime kemi qenë shqiptar katolik. Unë nuk e di pse jam musliman. Kurrë nuk kam qenë në xhami, as për lutje as për asgjë tjetër", thotë Haradinaj, duke shpjeguar mandej në fjalë më të gjata mënyrën se si religjioni ka depërtuar tek shqiptarët.
“Edhe emrat tonë janë të ndryshëm, apo emra të vjetër ilirë. Feja për ne ka qenë vetëm një jetë fetare në administratë, gjatë kohës së osmaneve, pra gjatë kohës kur Osmanët kanë qenë në pushtet apo turqit e mëparshëm. Ka pasur raste kur ata kanë qenë kundër kësaj por kurrë asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e identitetit të jetës sonë”, ka thënë Haradinaj, shkruan Express.
Më tej, lideri i AAK-së ka thënë se edhe pse shqiptarët i quajnë mysliman ata nuk jetojnë një jetë sikurse ata. “Disa njerëz na quajnë mysliman por ne madje as nuk jemi si ata sepse ne jetojmë në një mënyrë të veçantë, të veçantë edhe nga jeta e feve të tjera si katolikët, protestantët, ortodoksët, etj. Më vonë, pas 1999-ës kemi disa tendenca që janë parë në të gjitha vendet e botës”, thotë ai por këtu edhe ndërpritet fjalimi i tij.
Në mënyrë kaq të hapur për religjionin një politikan tjetër kosovar, z. Rugova, kishte foluar në fillimet e tij politike. Në intervista të ndryshme - kryesisht për mediat franceze - Rugova thoshte se ai i përkiste një "islami nominal".
Ndërsa nga fundi i jetës së tij ai asnjëherë nuk e kishte bërë të qartë nëse ishte konvertuar apo jo në katolicizëm, gjë e cila shpesh është spekuluar. Dhe një kurreshtje të tillë nuk e ka shuar asnjëherë as Kisha Katolike në Kosovë. Kur shumëkush kishte pritur që ceremoninë e varrimit kjo pikëpyetje do të hiqej, ishte gabuar.
Një pikëpyetje tjetër vesa ishte shtuar. Pranë varrit të Presidentit Rugova ishin mbledhur edhe krerët fetar të komunitetit musliman dhe ata katolik.
Prej partive serioze politike në vendin tonë me pikëpamje të përfaërta me ato të z. Rugova, aktualisht është vetëm Haradinaj dhe anëtarët e tjerë senior të partisë së tij. AAK dhe Haradinaj njihen si kundërshtuesit më të ashpër të vijës së islamit radikal. Për ketë arsye rryma të ndryshme ekstreme islame ndaj Haradinaj, Burim Ramadanit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të AAK'së, zhvillojnë fushata të ndryshme agresive, duke i sulmuar mbi këto ide.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4239
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15