“Personi i dyshuar ishte arrestuar ditën e shtunë (16 nëntor) në bazë të urdhrit të një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), dhe është i dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë, lëndimit të rëndë trupor dhe krim të organizuar, të kryera në bashkëkryerje në Mbretërinë e Bahrainit, në shtator të këtij viti, duke përfshirë vjedhjen e stolive të çmuara (orë dore luksoze Rolex) në vlerë prej më shumë se 1.1 milionë euro”, thuhet në njoftim të EULEX-it.
Gazeta Zëri ka mësuar se bëhet fjalë për Amin Sejdini, i cili më parë kishte emër tjetër por tashmë njihet me këtë emër. Sejdini është personi që ka qenë i arrestuar në vitin 2009 për vjedhjen e drogës në stacionin policor në Prishtinë, por në mungesë të provave, ishte liruar.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)