Republika e Kosovës është anëtarësuar dje në Komisionin e Venecias, njërin prej institucioneve të rëndësishme të Këshillit të Europës, një vit pas anëtarësimit në BERZH, duke e çuar në dy numrin e institucioneve të Këshillit të Evropës, në të cilët Kosova anëtarësohet brenda një viti.

35 shtete kanë votuar pro anëtarësimit, që shënon edhe hapin final drejt aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Europës.

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, duke përshëndetur anëtarësimin në këtë organizatë dhe falënderuar të gjitha vendet për përkrahjen, ka thënë se ky anëtarësim përbën forcim dhe ngritje të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)