BEOGRAD - Gazeta serbe Veçernje Novosti, shkruan në numrin e sotëm, se nëse Brukseli do të insistojë në kërkesën për njohje të Kosovës, qytetarët do duhet të vendosin në një referendum.
Sipas të përditshmes, shteti serb do të vendosë për politikën e mëtejme rreth Kosovës pas mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së. Burime të kësaj gazete, kanë thënë se drejtuesit e shtetit janë krejtësisht të vetëdijshëm se politika, edhe Kosovë, edhe BE, është përballur me kërkesat e Gjermanisë që të vendosen marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore me Kosovën.
Burimet pranë Presidencës serbe thanë se "nëse hapur vihet kushti që Serbia ta njohë Kosovën për të vazhduar integrimin në BE, nuk përjashtohet mundësia që në Serbi të mbahet referendumi me pyetjen: Kosova apo Evropa".
(sg/dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com