Është arrestuar një komisionar i një subjekti politik në Malishevë, rreth orës 02:30 minuta pas mesnatës për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Kjo gjë është bërë e ditur nga policia e Kosovës, pasi kanë marrë informacion se në depon komunale të Malishevës janë vërejtur parregullsi gjatë numërimit të votave. Sipas një komunikatë për media nga policia, me vendim të prokurorit i dyshuari ndalet nën masën e arrestit për 48 orë me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë evidentuar 13 raste të keqpërdorimit me 16 persona të përfshirë në gjithë territorin e Kosovës, ku 11 persona janë ndalur, ndërsa pesë të tjerë janë në procedurë të rregullt./Indeksonline/
/Shqiptarja.com






